Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar jjë video në rrjetet sociale ku përcjellë edhe mesazhin e një qytetari i cili shprehet se është jë banor që jeton në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit.
Qytetari shprehet se në njësinë administrative Milot, është kryer një vjedhje e hapur e ndihmave që kanë mbërritur për të pastrehët në çadra , dhe që njëkohësisht janë të mbyllyr në karantinë për shkak të pandemisë.
Reagimi i Berishës:
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit në çadër, të cilit tërmeti i shkatërroi shtëpinë!”- shkruan Berisha.
“Zoti Berisha!
Jam një qytetar i njësisë administrative Milot. Dua të denoncoj vjedhjen e hapur të ndihmave që kanë ardhur për të pastrehët në çadra , që jemi të mbyllyr në karantinë.
Me keqardhje dua të denoncoj propagandën qeveritare kundrejt realitetit që marrim. Në media dalin ushtarakë duke mbushur kuti të plota, ndërsa njesia administative Milot i shpërndan me thasë mbeturinash dhe ushqimet në total janë: Një Cola, një Sprite , dy miell, një oriz, një makaron, dy kripë edhe një Molto.
Këtë që po të nis e deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore që s’kam marrë asgjë tjetër. Emri i qytetarit që mori këtë ndihmë quhet …. kërkojmë t’i ruhet anonimiteti se mund t’i hapin probleme për rindërtimin e shtëpisë.”
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2507722365999791/
(F.GJ/FAXWEB.AL)