Fax News do të bëjë kallëzim për skandalin e ditës së sotme në Lezhë, ku gazetari i Fax News, Preng Gjikola u shoqerua në komisariat teksa raportonte protestën.
Gazetari Preng Gjikola mbahet prej 4 orësh në ambientet e komisariatit të Policisë Lezhë, me Policinë që ka shkelur ligjin për të drejtën e informimit.
Shefi apo drejtori i policisw duhet tw ndiqet administrativisht dhe penalisht për shoqerimin e një gazetari i cili ishte në krye të detyrës.
Ditën e sotme një protestë u zhvillua nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë.
Policia njoftoi se janë shoqeruar 33 persona në komisariat për të cilët ka filluar procedimi në gjendje të lirë, ndërkohë, Policia nuk ka reaguar ende në lidhje me shoqerimin e gazetarit Preng Gjikola.
(E.H/Faxweb.al)