AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandal në Fier, ISHP u merr tamponet qytetarëve poshtë pallatit, çfarë thotë urdhri i Ministrisë (Video)

Një skandal është regjistruar në Fier paraditen e sotme ku sic shihet nga kjo video ekskluzive e siguruar nga Faxnews, ku shihen punonjës të ISHP  që u marrin tamponet pacientëve të dyshuar ne COVID 19 në hyrje të një prej pallateve në këtë qytet.

Video është siguruar nga burime të besueshme të cilët thonë se në këtë mënyre shkelet hapur jo vetëm urdhri i Ministrisë së shëndetësisë, por vihet në rrezik dhe shëndeti i banorëve të tjerë.

Sipas urdhrit të MSH nuk lejohet që pacientet me covid ose të dyshuar të dalin nga banesat. Ata duhet të njoftojne 127 dhe më pas shkon urgjenca me infermjerin dhe mjekun në banesën e të semurit që merr dhe kampionin për analizen e Covid 19.

Fieri është qyteti i dytë për numrin e të prekurve me Covid19 pas Tiranës, ku janë shënuar 18 raste me persona pozitiv.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *