AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Skandal”, ministrja Denaj tallet me pensionistët: Shohim e bëjmë për shpërblimet e Vitit të Ri (Video)

Gjendja ekonomike e vendit tonë, duket se nuk është në ditët më të mira, aq sa ministrja e Financave Anila Denaj, nuk garanton dot nëse në fundvit do të ketë shpërblime për pensionistët.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Denaj nuk garantoi shpërbimet për pensionistët, duke thënë se do të shihen të gjitha zërat e shpenzimeve në buxhet dhe më pas do të vendoset.

“Ne do të shikojmë të gjitha zërat e shpenzimeve, po kjo është shumë e parakohshme për të thënë që do ta marrim parasysh”, është shprehur Denaj.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-ministri Petrit Vasili, i cili thotë se deklarata e Denajt është një skandal, pasi pensionistët nuk mund të trajtohen me “të presim dhe të shohim”.

Postimi i plotë i Vasilit:

SKANDALI.S’ka leke per pensionistet per shperblimin e fundvitit!? (VIDEO).

Ministrja e financave thote me gojen plot se nuk ka planifikuar asgje per shperblimin,qe u jepet pensionisteve per festat e fundvitit.

Thote ministrja gjithashtu: te presim e te shohim sa para’ do mblidhen ne arken e shtetit dhe po doli gje per pensionistet mire dhe po nuk doli gje prap mire.

Qeveria e rilindjes e ç’organizuar,e deshtuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as per dy muaj me pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike.

Per koncesionet leket nuk mungojne megjithese jane miliarda,ndersa per shperblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr.

Turp. Per pensionistet qe jetojne me sakrifica te tmerrshme ekonomike nuk ka leke,ndersa per oligarket leket nuk mungojne kurre.

Edi Rama ben dërr dërr per “bashkeqeverisjen me qytetaret” dhe nuk u jep as shperblimin e fundvitit pensiinisteve.

Edi Rama flet edhe per “Shqiperine solidare” dhe per vete nuk eshte solidar as me shtresen me te vuajtur qe jane pensionistet.

Edi Rama qe pergjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u beri dhurate oligarkeve miliarda leke per pensionistet nuk ka leke.

Ndaj perbuzeni kete hipokrit dhe mashtrues, qe i urren dhe i fyen te gjithe shqiptaret dhe dashuron vetem nje gje: karrigen e tij.

Shihni VIDEON dhe gjykoni vete:

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *