Më 19 nëntor u bë lançimi i PlayStation 5 (PS5) edhe në Evropë, pavarësisht se kanë kaluar ditë nga publikimi i tij në qendra të ndryshme është ende e vështirë ta kesh një PS5, për ata që nuk arritën të parët në shitjet paraprake të konsolës së re. Përkundër faktit se më të guximshmit arritën ta blejnë atë para të tjerëve, stoku i PS5 nuk po arrin të mbulojë të gjitha porositë.
Një shembull i kësaj ka ndodhur në Amazon , ku shumë prej atyre që kanë fatin të blejnë gjeneratën e re të Sony në Mbretërinë e Bashkuar disa klientë kanë marrë diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që ata kishin porositur. Orizi, ushqimi për mace, lodrat dhe pajisjet e tjera elektronike kanë qenë produktet që blerësit e PS5 kanë gjetur në vend të pajisjes së tyre të re të lojërave.
Të prekurit kanë publikuar në rrjetin social Twitter çfarë kishte në kutitë e transportit. Shumë të irrituar nga keq menaxhimi i Amazon, ata kanë sugjeruar që për shkak të kërkesës së lartë që ka në të gjithë botën me pajisjen e re, paketat janë hapur dhe zëvendësuar me elementë të tjerë, domethënë, ata denoncojnë se PS5 mund të jetë vjedhur gjatë udhëtimit të dërgesës.
(E.G/Faxweb.al)