Përmes një deklarate të dhënë për mediat, policia greke ka dhënë detaje lidhur me operacionin e organizuar në një ishull pranë Egjeut ku u sekuestrua një sasi mjaft e madhe droge, e fshehur në një shpellë.
Policia deklaron se në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë.
Në deklaratën e policisë thuhet se trafikantët zgjidhnin të lundronin në ditë që kishte vranësira dhe erë të fortë, pikërisht që të mos pikaseshin nga autoritetet, ndërsa deti ishte me mjaft dallgë.
‘Bëhet fjalë për shkatërrimin e një rrjeti kriminale të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroines nga Turqia në Shqipëri’, thuhet në deklaratën e policisë greke.
Policia greke ka shpërndarë dhe një hartë, ku pretendon se gomonet me drogë niseshin pikërisht nga Vlora.
Pjesë nga deklarata e policisë greke:
Ne datën 25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise.
U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec.
Ne dt.29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.
U arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motorre te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle.
Ne dt.30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane.
3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise ‘Arrest ne burg’.