Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“S’ka vend për alarm”, mjeku Dasho flet për infektimin e Piperos. Ja çfarë thotë për ardhjen e variantit të ri të virusit në Shqipëri

Mjeku Erion Dasho ka folur ditën e sotme në lidhje me infektimin e doktorit të njohur Pëllumb Pipero pavarësisht se kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Dasho thotë se doza e parë ofron mbrojtje të pjesshme dhe se duhet doza e dytë që të arrihet 95% mbrojtje siç thotë kompania Pfizer. Sipas atij, infektimi i Piperos nuk është një masë alarmi që vaksina nuk mbron.

Ka pasur dhe në botë ku janë prekur persona të prekur nga COVID-19. 95% e sigurtë bëhet pasi është bërë doza e dyte. Pipero e ka kryer dozën e parë para 2 javësh dhe mbrojtja është e pjesshme. Kjo nuk është një masë alarmi që vaksina nuk mbron. Por konfirmim të asaj që ka thënë kompania se doza e parë ofron mbrojtje të pjesshme dhe mbrojtja më e mirë vjen pas dozës së dytë.” deklaroi Dasho.

Ndër të tjera, Dasho u ndal të fliste gjatë intervistës për Fax News edhe për varientin e ri britanik të virusit, duke theksuar se problemi nuk është te lloji i virusit por te strategjia për ta luftuar.

Virusi britanik duhet të jetë dhe në Shqipëri. Nuk është problemi te virusi britanik, problemi është se përgjigja shqiptare vazhdoin të jetë amatoreske. Ne në Gjermani kemi një situiatë shumë më të konsoliduar. Masa më forta, restorantet, baret mbi 2 muaj të mbyllura. Shqipëria ka sot një situatë ku raportohen 9 vdekje, por janë të paktën 3-4 fish më shumë vdekje. Shohim vetëm farsë të vaksinimit. Shqiptarët po përballojnë një situatë tepër të vështirë epidemiologjike”, tha ai.

Dasho gjithashtu kritikoi qeverinë për menaxhimin e pandemisë, duke theksuar se nuk ka një plan të qartë vaksinimi ashtu si çdo vend normal në botë.

E gjithë bota ka një program dhe plan vaksinimi. Kur vjen dhe shikon çfarë po ndodh në terren është e turpshme. U sollën me çantë 970 vaksina që nuk merret vesh nga erdhën. Dhe shohim që bëhen nga 10 vaksina në ditë për show. Në Shqipëri nuk kemi vaksinim por një show elektoral, dhe në këto kushte është e kotë të bëjmë kritika. Minimumi të kishte një program vaksinimi. Programi duhet të ishte duke u zbatuar si në çdo vend në botë,” u shpreh Dasho.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *