Kanidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, Lefter Maliqi, ka vijuar takimet me banorë të thjeshtë të zonës, nga ku thekson se nuk ka vaksinë që shëron plagët e 8 viteve qeverisje të mazhorancës socialiste.
Maliqi shprehet i beindur se më 25 Prill Rilindja i ka shanset 0, pasi Shipqëria do t’i japë fitoren Opozitës së Bashkuar dhe Berati do t;i japë 3 mandate LSI-së.
“Rilindja ti lërë marifetet me regjistra votash të komanduara, sepse shanset për të fituar i ka 0. Ky popull kërkon ndryshimin e madh më 25 prill. Berati i jep 3 mandate LSI-së, ndërsa Shqipëria i jep fitoren spektakolare Opozitës së Bashkuar.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë:
S’ka vaksine qe ia sheron plaget e 8 viteve ketij populli. Rilindja ti lere marifetet me regjistra votash te komanduara, sepse shanset per te fituar i ka 0. Ky popull kerkon ndryshimin e madh me 25 prill. Berati i jep 3 mandate LSI-se, ndersa Shqiperia i jep fitoren spektakolare Opozites se Bashkuar.