Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

S’ka qetësi për anëtarin e KLP-së, apelohet vendimi i Vetingut: Shkak huaja e marrë nga kunati

Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, del sot para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimit të bërë pranë këtij institucioni nga Komisioneri Publik.

Gentian Osmani është konfirmuar në detyrë në 2 gusht të vitit të kaluar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pak problematika lidhur me pasurinë e tij. Shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, ngriti dyshimet e KPK.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së për anëtarin e KLP-së pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Gentian Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet në Vetting, pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.

Prokurori Gentian Osmani ka kërkuar në vitin 2017 arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Komisioneri Publik: Pas hetimeve të kryera nga ne, Osmani nuk ka arritur të shpjegoj pasurinë, argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme. Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro.

Mbrojtësi ligjor i Gentian Osmanit: Pretendimet e Komisionerit Publik të pasakta përsa i përket huasë. Kjo hua është paguar sipas të gjitha rregullave e ligjeve, dhe është deklaruar në deklaratën e vitit 2009.

Shuma 20 mijë euro, me interes 5%. Kontrata e huasë, është e qartë që nuk ka patur afat për pagesën. Është vënë si kusht vetëm pas 5 vitesh, në vijim në çdo kohë që pronari i parave të kërkonte paratë, por me paralajmërim 3 muaj më parë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *