Bashkia e Shkodrës do të jetë padyshim një nga më të kërkuarat për qeverinë Rama, dhe këtë e ka treguar dhe me sulmet e vazhdueshme në drejtim të kryebashkiakes aktuale Voltana Ademi.
Një nga kandidatët që shihet pothuajse i sigurt për Bashkinë është Valdrin Pjetri, i cili vetëm pak javë më parë është emëruar si prefekt në këtë qark.
Mëngjesin e sotëm, teksa ka prezantuar drejtuesin e ri të postës Shqiptare Dega Shkodër Edmond Emini, aktualisht kryetar i PS Pjetri ka paralajmëruar furtunë në drejtoritë lokale. Sipas tij një pjesë e drejtuesve kanë qenë në gjumë, prandaj edhe do të ndryshohen.
‘’Nuk mund të tolerohet më kjo”, është shprehur Pjetri.
Gjatë ditës së djeshme në Shkodër pritet të jetë kryeministri Edi Rama, ku dhe pritet zyrtarizimi i Pjetrit. Për këtë takim strukturat lokale të PS-së kanë marrë të gjitha masat, në mënyrë që prezenca e qytetarëve të jetë sa më e madhe. (lexo edhe ketu)
(E.K/FAXWEB.AL)