Panorama e lumit Drin në Lezhë, pas reshjeve të fundit që ranë pasditen e djeshme.
Zona përreth është mbuluar nga mbetje të shumta të sjella nga rrjedha e lumit, pas shtimit të nivelit të prurjeve.
Mbizotëron qelqi dhe plastika, por nuk mungojnë edhe materialet e tjera shtëpiake.
Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, duke hedhur këto mbetje, të cilat përfundojnë të gjitha në det, duke ndotur masivisht edhe bregdetin e Shëngjinit.
Kjo situatë e cila përsëritet në vazhdimësi dëmton edhe shëndetin e gjallesave ujore që janë të shumta në këtë zonë.