Një situatë e frikshme është shkaktuar sot në lumin Drin në afërsi të Urës së Vjetër në Lezhë, pasi një 47 vjeçare ka rrezikuar të mbytet.
Fatmirësisht është bërë i mundur shpëtimi i saj dhe është nxjerrë nga uji në kohën e duhur. Ambulanca dhe forca policie kanë mbërritur në zonën ku ndodhi ngjarja.
Sipas informacioneve të mbërritura në Fax News, 47 vjeçarja Suela Kipti, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.