Megjithse situata nga pandemia e COVID-19 është rënduar, qytetarët duket se nuk janë të frikësuar, ndërkohë që kanë mbushur plazhet.
Fax News ka zhvilluar ditën e sotme një vëzhgim në plazhin e Vlorës si dhe në plazhin e Durrësit për problematikat që kanë pushuesit.
Në qytetin e Vlorës në plazhe problematikat janë kryesisht mungesa e higjenës dhe pastrimit të mbetjeve, si dhe mungesa e banjove publike.
Ndryshe nga ditët e javës, në fundjave ka një rritje të lehtë të pushuesve, por mbetet shqetësues fakti për operatoret, pasi janë pushues ditorë dhe jo për një kohë të gjatë.
“Le për të dëshiruar pastërtia. Privatët i kanë rreguluar, por bashkia asgjë. Edhe tualete publike nuk ka. Jo mirë, ka papastërti. Më tha njëri kur të bëhesh 100 vjeç do të bdryshojë situata.”- thanë qytetarët.
Po ashtu të njëjtat problematika janë edhe në plazhin e Durrësit, ku qytetarët janë të shqetësuar nga papastërtia dhe nga mbetjet.