Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë ndërruar jetë 6 persona nga korònavirusi, ndërsa vihet re sërish një shifër e lartë e të ínfektuarve, 146 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit.
Nuk e kanë fituar dot betejën me sèmundjen në dy spítalet Còvid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
Po në këtë periudhë kohore, janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Còvid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitive me Còvid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sèmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Aktualisht ne spitalin Infèktiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrèzikshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.
COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020). Testime totale 49151; Raste pozitive 7117; Raste të shëruara 3695; Raste Aktive 3203; Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1747; Durrës 398; Shkodër 278; Fier 145; Lezhë 122; Vlorë 115; Korçë 111; Kukës 94; Elbasan 84; Berat 48; Gjirokastër 31; Dibër 30.