Një ditë pasi Fax News dènoncoi rastin e një 13-vjeçari që ishte sùlmùar brutalisht nga një qen në Shirokë, të tjera pamje álármante vijnë nga qyteti i Shkodrës.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një qytetar që ecën me biçikletë rrethohet menjëherë nga një tufë me qen, ndërkohë që duket se nuk është marrë asnjë masë për heqjen e tyre nga rruga.
Kujtojmë se dy ditë më parë në zonën turistike të Shirokës një qen rotvailer ka sùlmuar brùtálisht një fëmijë 13 vjeçar duke i shkaktuar plágë të rènda në trup si dhe 19 qepje.
I ati i tij ka denoncuar në Faxnews ngjarjen trònditëse e mbi të gjitha nèglizhencën e pòlicisë së Shkodrës për gjetjen e pronarit të qenit i cili është larguar nga vendngjarja pa i kërkuar mínímalisht ndjesë fëmijës së dèmtuar.
“Dje rreth orës 4 e gjys 5 pa 20 më kanë lajmëru në tel të shkoj në spital se djalin e ka ngrënë qeni. Kam shku në spital e kam gjet djalin copë copë. Kam kontaktu me mjek dhe më thanë shyqyr zotit që nuk i ka pre damarët e zemrës të këmbës së majtë.
Jam interesu me gjet qenin si personalisht ashtu dhe me pòlici. Mua më duket interesimi minimal për të gjet qenin dhe pronarin e tij. Qeni ka qenë rotvailer pa máskë, pronari i ka fol italisht qenit: Vieni qua.
Rísku i tij ka qenë një i moshuar që peshkonte aty, ai ka marrë një gur dhe i ka ra qenit në kokë. Qeni është turbullu dhe e ka lëshu. Djali është i tráumatizuar, për spitalin kam fjalët më të mira, por si nuk mundet shteti të kapi një njeri me qen.”- deklaroi babai i fëmijës për Faxnews.