Në kodrat e Molungut që shtrihen mes Lezhës dhe Mirdites ka rënë zjárr. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në nisjen e flakëve. Vatrat e zjárrit janë në një zonë malore ku është e vështire të shkojnë mjetet zjárrfikëse. Zjárrfikësit e Mirditës me mjete krahu po luftojnë për te lokalizuar vatrat e zjárrit, që po avancojnë të favorizuara nga era.
Nisur nga situata e viteve të kaluara ku gjatë periudhës së verës dhe temperaturave të larta ka patur një numër të konsiderueshëm zjárresh në pyje, kullota dhe zona të mbrojtura me dëme të konsiderueshme, organet pëgjegjëse për kontrollin e territorit duhettë jenë në gadishmëri në mënyë që të parandalojnë ngjarje të tilla në ditët në vijim.