AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Situata në Kadastrën e Vlorës, reagon Artan Lame: Ka ikur koha e paligjshmërisë (VIDEO)

Pas dorëheqjes së drejtoreshës së Kadastrës Vlorë, Elona Hodaj dhe zëvendësi i saj Krenar Xhemali.

Hodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen një ditë më parë dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

4 javë më parë dha dorëheqjen kreu i ALUIZN-it në Vlorë, Ardian Musta, si edhe u largua drejtori i Kadastrës Florian Alimadhi si dhe nëndrejtori Klordian Troci.

Ndërsa ditën e sotme për këto largime ka reaguar edhe kreu i ALUZNI-t, Artan Lame.

Lame shprehet se raste si i Vlorës do të ketë edhe në ditët në vijim. Gjithashtu, kreu i ALUZNI-t tha i vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera është se në Vlorë nuk gjen një njeri me emrin durim.

“Raste si ky do të dëgjoni shumë në ditët në vijim, në qytete si Durrësi, Shkodra, Elbasan, Sarandë.

I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera është që siç thotë dhe kryeministri Rama është që nuk gjen në Vlorë njeri që quhet durim. Për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmëri. Ka ikur koha e paligjshmërisë. “

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *