Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Kòronavirusi po bën ‘namin’ në këtë shtet, çdo 7 minuta vdès një person

Irani ka regjistruar 212 vdèkje shtesë të lidhura me coronavirus gjatë 24 orëve të kaluara, duke sjell numrin e vdèkjeve në 17.617, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari.

Ka pasur 2,751 ínfeksione të reja me COVID-19, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të rasteve në 314.786.

Në Iran, vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka humbur jetën një person çdo shtatë minuta për shkak të coronavirusit, tha të hënën televizioni shtetëror iranian, duke cituar zv. ministrin e shëndetësisë.

Rastet e coronavirusit filluan të rriten përsëri në vend pasi qeveria iraniane hoqi kufizimet në mes të prillit, me vdèkje rekord të raportuar gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbajtja e maskës për fytyrë është e detyrua prej muajit të kaluar për të luftuar rritjen e numrit të personave të ínfektuar.

Muaji islamik i Muharremit gjithashtu pritet të fillojë në 21 gusht, ku shiitët zakonisht mblidhen në turma dhe vajtojnë vdèkjen e Imam Huseinit. Presidenti iranian Hassan Rouhani tha muajin e kaluar se ceremonia fetare do të mbahet pas masave specifike shëndetësore dhe parandaluese.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *