AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta paralajmëron mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Presidenti e thirri këtë takim për tu njohur mbi masat e marra nga qeveria për përballimin e situatës nga pandemia, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në mbrëmje me kërkesë të Tij, ministrin e Shtetit për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj, të ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi gjatë takimit se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *