AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Situata është shumë shqetësuese”, ish-deputeti: Nuk ka mjekë në pikat kufitare, konstatohet mungesë e masave për ta parandaluar

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i ftuar në Fax News foli në lidhje me rrezikune përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, pas dy personave të vdekur në Itali.

Spahia u shpreh se situata është shumë shqetësuese dhe duhet marrja e menjëhershme e masave, ndërkohë që evidentoi si rrezik pikat kufitare, ku tha se ka mungesë mjekësh për evidentimin e pacientëve potencialisht të prekur.

Po ashtu Spahia shtoi se strukturat tona në spitale janë të papajisura me shtretër apo reparte për të pritur pacientë, pasi sipas tij duhet të jenë të ndara repartet sepse nuk mund të trajtohen njëlloj.

“Kemi shkëmbime me Italinë, jo vetëm me mallrat, por edhe me njerëzit. Kryesisht në zonat e veriut ku po shfaqen edhe rastet më të shumta. Është shumë shqetësuese dhe duhet marrja e masave të duhura për të parandaluar përhapjen.

Unë kam parë nga afër pikat e qeverisë në thonjëza, kam pasur kontakt të vazhdueshëm me mjekë dhe specialist të fushës, ku kam marrë informacionin e plotë dhe për fat të keq kam konstatuar mungesën e plotë të masave serioze për ta parandaluar.

E kam fjalën për mungesën e mjekëve në pikat kufitare për të ndaluar persona potencaialisht të prekur. E kam fjalën për mungesën e personelit mjeksor dhe masat që u nevojiten mjekëve për të përballur me këto pacientë potencialisht të prekur.

Për të vazhduar më pas me autoambulancat, të cilat dhe ato duhet të jenë në kushte jo të thjeshta normale dhe deri tek qendrat pritëse siç janë repartet e specializuara të cilat kanë shumë mangësi. Mungesa e personelit me masa mbrojtëse, apo edhe mungesën e numrit të krevatëve.

Në rast të paraqitjes së një numri jo të ekzagjëruara strukturat tona janë të pa pajisura në mënyrë adekuate me shtretër. Akoma sot nuk dëgjoj të ketë reparte apo pjesë repartesh për të pritur këto paciente, pasi nuk mund të trajtohen më të njëjtin ambient me pacientë të tjera. Ato duhet të jenë të ndarë.

Per sa kohë personeli mjeksor, mjekë dhe infermierë ndjehen të pasigurtë, lihen me pamundësi pa armë në dorë për tu përbalur me një situatë të tillë shqetësimi për qytetarët shqiptarë është një rritje.”– u shpreh Spahia.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *