Pasi daljes së shumë banorëve të Drenicës në rrugë për bllokimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në mënyrë që ai të mos hynte në Drenicë për të Vizituar Banjën, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se i ka ndaluar Vuçiçit hyrjen në Drenicë, pasi “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha”.
“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Haradinaj.
Protestuesit bllokuan segmentin rrugor Tërnavc-Klinë e Epërme, për të mos lejuar shkuarjen e Vuçiqit në Banjë, dhe filluan të bëjnë veprime radikale.
Në këtë foto shihet se ata kanë ndezur një zjarr të madh në Vojtesh, i cili është një veprim simbolik paralajmërues për Vuçiçin që ai të mos vijë në Drenicë pasi nuk do të lejohet. Disa prej tyre mbanin parulla “Vuçiçi nuk kalon”.
Vizita e Vuçiçit në Banjë, Drenicë ishte parashikuar në orën 09:15.
(B.H/Faxweb)