AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Situata e rënduar në Shkodër, prefekti premton furnizim ushqimor për blegtorinë

Fax News bëri me dije se pak më parë nisi mbledhja e shtabit të emergjencave në Prefekturën Shkodër.

Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja tha se për shkak të precipitimit të situatës, duhen marrë masa për të minimizuar pasojat dhe gjendjen e përmbytjeve.

Pëllumb Dani raportoi për situatën e vështirë në Dajç dhe Anë të Malit.

“Niveli i ujit është rritur me 10 centimetra. Pritet të rriten shkarkimet në HEC-in e Vau të Dejës. Prurjet po i afrohen nivelit kritik.” – tha Dani.

Gjuraj tha se impakti i përmbytjes do të jetë jo i vogël e rrjedhimisht duhet të vlerësohen të gjitha problematikat.  Ai shtoi se Bashkia e Shkodrës ka vendosur në të gjitha njësitë specialistët e bujqësisë.

“Zona e përmbytur është më blektoralja, kjo pjesë do ndihma. Duhet planifikim emergjence e dytë për Anën e Malit.” – u shpreh drejtori i bujqësisë, Mustafë Kraja në mbledhjen e shtabit të emergjencave

Prefekti Millja informoi drejtorin e bujqësisë se brenda 1-2 ditësh do të sigurohen 40 ton koncentrat i mjaftueshëm për ushqimin e derrave, gjedhëve dhe kafshëve të imëta për një periudhë prej 15-ditësh.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *