Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale në Shkodër dhe akuzat e opozitës nga Elbasani, e cila u shpreh se krimi po destabilizon Shqipërinë.
Rama përmes një postimi në ‘Tëitter’ ndarsa ka publikuar dhe një grafik mbi numrin e vrasjeve në qarkun e Shkodrës thotë se e vërteta flet qartë për punën e mirë të policisë, pavarësisht se nuk çan në tregun mediatik, sipas tij.
Duke iu referuar akuzave të opozitës ai, thotë se “Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”.
Postimi i plotë:
E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik.Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh.
O katunar idiot.Statistikat e qeverise Jane Terror per qytetaret.Sot nuk Po na terrorizojne vrasjet ne kohe te Berishes pour vrasjet nekohen tende.