Numri i rasteve të reja në Greqi ka shënuar një tjetër record gjatë 24-orëve të fundit, ku sipas
Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik u raportuan 3586 infeksione të reja Covid-19, duke e çuar numri i përgjithshëm të rasteve në 242.347.
Gjithashtu, sipas informacionit zyrtar, 699 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1613 pacientë janë larguar nga ICU. Njëherësh sot u konfirmuan edhe vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 që janë 51, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7,582 vdekje.