Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Situata Covid në vendin tonë, Rakacolli dhe Brataj njëzëri: Pas prillit do të kemi rritje shifrash

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, kanw deklaruar mbrwmjen e sotme se zgjedhjet e 25 prillit do tw ndikojnw nw rritjen e shifrave Covid nw Shqipwri.

Për ekspertët e Komitetit Teknik, tw ftuar në emisionin “Real Story”, është shqetësuese grumbullimi i njerëzve në takimet elektorale, dhe sidomos në zonat e thella, ku kontrollet janë më të pakta.

Pjesë nga diskutimet:

Rakacolli: Vaksinimet sot e kanë kaluar shifrën e 100 mijëve, ritmet me të cilat po ecet janë shumë premtuese, që të kemi një verë me turizëm të aktivizuar. Por nuk janë ende numra të kënaqshëm, kështu që duhet të vazhdojmë të mbajmë masat që kemi thënë, maska, distancim fizik e social.

Brataj: Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin.

Rakacolli: Epidemia është zhvilluar me valë dhe ka ndjekur një tendencë valësh, ku vendet që e kanë pas më shpejt, e kanë kaluar më herët valën. Në Kosovë epidemia filloi më vonë dhe rastet janë rritur më vonë. Edhe te ne, kjo është arsyeja pse nuk i ndryshuam masat në mbledhjen e Komitetit, pasi diskutuam edhe zgjedhjet.

Brataj: Nuk e di pse çuditërisht prisnin të gjithë që të hiqeshin masat më 25 mars. Duke parë ditët e fillimit, sa po respektohen masat, ku njerëz në masë mblidhen, kjo më shqetëson.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.