AktualitetFlashKryesorePolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Situata alarmante nga koronavirusi, Basha mesazh të papritur pas mesnate mjekëve dhe infermierëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mesnate në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe këtë herë, ai iu është drejtuar mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të shëndetësië që po luftojnë çdo minut me virozën vdekjeprurëse.

Basha vlerëson punën dhe përkushtimin e tyre teksa i konsideron si heronjtë e shoqërisë shqiptare dhe njëherësh përçon mesazhin se, mendja dhe zemra e secilit prej njerëzve të këtij vendi janë sot me ta.

Lideri i opozitës shton se, e gjithë Shqipëria i sheh me admirim për punën dhe përkushtimin e tyre, teksa ky mesazh kushtuar mjekëve dhe infermierëve, veçanërisht atyre të Spitalit Infektiv të Tiranës, duket sikur vjen për t’ju dhënë kurajo dhe mbështetje në këto kohë sfide të papërballur ndonjëherë prej bluzave të bardha.

Mesazhi i plotë:

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!

Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.

Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *