Situata në shtetin grek për shkak të gripit ka shkaktuar shifra alarmante të vdekurish ku deri më tani numri i tyre është 39 ndërkohë që 165 të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Vetëm javën e fundit kanë humbur jetën 20 persona, ndërkohë mësohet se 2 prej viktimave janë fëmijë, një foshnje 15 muajsh dhe një vajzë 6-vjece si edhe tisa të rinjë të moshës 25-39-vjec.
Kujtojmë se edhe në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona si pasojë e gripitqë sipas mjekëve njihet si AH1N1.
Qendra përkatëse thekson se epidemia ishte e pritshme, pavarësisht sepse sistemi nuk kishte mjaftueshëm vaksina në tregun farmaceutik për të përballuar kërkesat emergjente, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.
Organet greke të shëndetit ndodhen në alarm, pas rritjes së numrit të viktimave nga virusi i gripit.
50.000 vaksina ekstra u shpërndanë në farmacitë greke vetëm brenda 3 ditëve të fundit.
Në një konferencë për shtyp nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të sëmundjeve infektive, KEELPNO, specialistët theksojnë edhe një herë rëndësinë e vaksinimit, pasi shumica e viktimave ishin të pa vaksinuar ose ju përkisnin grupeve të pacientëve me rrezikshmëri të lartë, që vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Duke patur paraszsh edhe shifrat alarmante në Rumani, pasi atje numri i viktimave ka kaluar mbi 90 persona, organet greke të shëndetësisë paralajmërojnë të gjithë qytetarët për të zbatuar sa më shumë masat parandaluese, ndërkohë një fushatë informimi ka ditë që ka filluar edhe në shkollat e ciklit të mesëm dhe të ulët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)