FlashSportTe FunditTe Gjitha

Siti shpallet kampion, ‘shampanjën’ e hap Junajtid

Mançester Siti siguron në mënyrë të papritur titullin e 5-të në kampionatin anglez, ndonëse nuk ishte fare në fushën e lojës. Praktikisht titulli në Premier League vetëm sa u shty për një javë, sepse pas përmbysjes së madhe në ‘Etihad Stadium’, në derbi, Mançester Junajtid i dhuroi trofeun e dytë sezonal ekipit të Guardiolës, pas humbjes së pësuar në shtëpi, 0-1 me skuadrën e vendit të fundit West Bromwich Albion.

Pas fitores 3-1 në ‘Wembley’ të shtunën në mbrëmje ndaj Tottenham Hotspur, mendohej nga të gjithë se çështja e titullit do të mbyllej përfundimisht të dielën e ardhshme, në shtëpi ndaj klubit uellsian Swansea City.

Megjithatë klubi nga West Midlands me një kujdestar në timon, si xhamajkanin Darren Moore, që zëvendësoi vetëm dy javë më parë trajnerin Alan Pardew, shtangu “djajtë e kuq” brenda në Old Trafford, në takimin përmbyllës të javës, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Jay Rodriguez, 17 minuta para përfundimit, gol që mban ende të gjalla shpresat e “Albions” për të bërë mrekullinë dhe evituar rrëzimin në Championship.

Njëkohësisht rezultat që në krahun tjetër i jep gjithashtu Sitit të Guardiolës titullin pesë javë para mbylljes së sezonit, një situatë vërtet e pamenduar nga askush, deri në atë pikë sa edhe vetë trajneri katalanas nuk e ndoqi fare takimin, por preferoi që të luajë golf me miqtë.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.