Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Sistemi i drejtësisë të mos i shërbejë një kaste”, Ruçi shpalos objektivat për 2020: Të çelim negociatat

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se ndër objektivat e Parlamentit për vitin 2020 është hapja e negociatave. Në fjalën hapëse të sesionit të ri parlamentar, Ruçi tha se duhet edhe që sistemi i drejtësisë të përmirësohet me qëllim që të mos i shërbejë më vetëm një grupi të caktuar.

“Objektivi ynë kryesor për vitin 2020 do të jetë celja e negociatave, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Do të rrisim partneritetin me shoqërinë civile.

Duam të sjellim sjellje elektorale dinjitoze dhe perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste, por në zhvillim të vendit dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarët.

Do të miratojmë ligje të reja, për të harmonizuar legjislacionin për problemet natyrore sipas kodeve europiane. Legjislacioni do të parashikojë ligje më të ashpra për ndërtimet. Do të kemi miratim të ligjeve më të mira sipas parlamentit gjerman e atij zviceran”, tha Ruçi.

Ai e ndali theksin edhe tek reforma zgjedhore, ku përsëriti afatin për përfundimin e saj. “Sic jeni në dijeni, se të gjithë faktorët politikë, që reforma të bëhet gati brenda 15 mars 2020 dhe më pas të vazhdojë rrugën në Kuvend. Platforma online në faqen e Kuvendit ndikon drejtpërdrejtë mbi ekzekutivin shqiptar”, u shpreh Gramoz Ruçi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *