Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sipërmarrësit ‘kryqëzojnë’ zv.kryeministren: Mbledhjet për turizmin duhet të mbahen në maj, kushtet janë zero

Sipërmarrëstit  në Velipojë kanë shprehur pakënaqësi dhe i janë ankuar zëvëndës kryeministres Senida Mesit, për kushtet në të cilat po zhvillohet turizmi.

Sipas tyre ato kryejne investimet e nevojshme, por shteti nga ana tjetër nuk po bën asgjë për ti ndihmuar.

“Kërkojmë rrugë, infrastrukture, terminal autobuzësh për turistët, ndriçim dhe gjelbërim. Duhet diferencim i bizneseve sipas kategorive të klasit, jo si banesat si resortet. Duhet shkollë turizmi, jo të mbahet turizmi me njerez të paarsimuar. Nuk bëhet turizëm me çobanë. Faj ka dhe bashkia, une jam i majte, por kuptoj që fëmija kur ska forcë duhet ti jap një dorë prindi. Lejet për plazhin publik nuk duhet ti japë ministria në gjysëm të korrikut dhe t’ia ngop bashkisë. Operatorët turistik në Velipojë, që funksionojnë si guida, janë analfabet pa shkollë dhe pa njohuri mbi gjuhët e huaja.”

Ndërkohë që sipërmarrës të tjerë janë shprehur se nuk mund të kërkojmë shkollë turizmi kur nuk kemi ujë drita dhe rrugë.

Gjithashtu një tjetër sipërmarrës ngre shqetësimin se mbledhje të tilla duhet të mbahen në maj dhe jo në korrik.

“Kam ardhur nga Amerika. Kushtet janë zero. Me të ardh marre. Mbledhje të tilla duhet të bëhen ne maj dhe jo në korrik. Ishallah keni sukses me udheheqjen, por po më dukeni shumë vonë.”

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *