Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Sinjalet e pajtimit mes Ramës dhe Metës? Sot vendoset për shkarkimin e presidentit

Rreth orës 14;00 të ditës së sotme do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në seancën e sotme do të shqyrtohet dhe analizohet raporti i Komisionit të Venecias, për sa i përket ngërçit të krijuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Pak kohë më parë Komisioni i Venecias dhanë opinionin e tyre në favor të Metës ku thuhej se Presidenti nuk kishte bërë shkelje dhe në këtë mënyrë nuk gjen arsye për shkarkimin nga detyra të tij. Sipas këtij opinioni të publikuar disa ditë më parë nga Komisioni Venecias thuhej se refuzimi i Metës për të refuzuar ceremoninë e betimit të arta Vorpsit ka qenë i ligjshëm dhe vendimi i presidentit për të çuar në Gjykatën Kushtetuese Marsida Xhaferllarin ka qenë i ligjshëm.

Po kështu në këtë opinion Venecia reagoi edhe për një çështje tjetër që është në rendin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, atë të dekretit të nxjerrë nga presidenti për anulimin e zgjedhjeve lokale. Venecia këtë herë vlerësoi se Meta i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Pas këtyre opinioneve mazhoranca duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me komisionin që ngriti një vit më parë. Afati i fundit ku skadon Komisioni i ngritur është më 30 korrik. Fillimisht, komisioni u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 30 qershorit të kaluar. Më pas, iu bashkangjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferrllarin.

Të gjitha gjasat janë që nga mazhoranca të ketë një lloj tërheqjeje, pasi edhe tonet mes palëve janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, dhe në rast se do të vendosej pro shkarkimit të presidentit, në vend do të thellohej edhe më shumë kriza institucionale.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *