Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sinjale pozitive për hapjen e negociatave në mars, por BE kërkon rezultate me reformat

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Dimitrios Papadimoulis deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë të gjitha shanset që të hapen negociatat në mars.

Sipas tij, gjithçka është e mundur, por vendet duhet të bëjnë hapa përpara me reformat e ndërmarra. Ai kërkoi nga Bashkimi Evropian që të korrigjojë gabimin që bëri në tetor.

“Eshtë thelbësore për Bashkimin Europian të ndryshojë gabimin historik që Këshilli i Ministrave bëri në tetor. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një orientim europian. Ata kanë bërë përpjekje të shumta lidhur me reformat.

Ata arritën marrëveshjen e Prespës, duke hapur rrugën për të ardhmen. Dhe e ardhmja ofron përfitim të ndërsjellë në kuadrin e perspektivës europiane. Nuk  bëhet fjalë vetëm vetëm një shpërblim vetëm për Maqedoninë e Veriut, por është edhe në të mirën e rajonit të Ballkanit, Greqisë dhe Bashkimit Europian në tërësi. Ndaj mendoj, se ne mund të kryejmë dy procese paralelisht.

Së pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarësimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit të negociatave në 1961 deri në anëtarësimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës.

Është e realizueshme të hapen negociatat në mars, mund të bëhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqëndrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve”, tha Dimitrios Papadimoulis për “ABCNews”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *