Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Biznesmeni turk e çoi në gjykatë për mashtrim me 3.5 milionë dollarë, flet Sinan Idrizi: Kam rolin e garantuesit

Sipërmarrësi Sinan Idrizi, president i Flamurtarit dhe një nga aksionerët kryesorë të “Air Albania” do të përballet në gjykatën e Stambollit me një padi të ngritur ndaj tij. Është biznesmeni turk Adnan Polat, i cili i kërkon Idrizit të kthejë pas një kapar prej 3.5 milionë dollarësh të lëshuar si garanci për një kontarë që synonte blerjen e një biznesi hidrokarburesh në Shqipëri.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Idrizi ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe milionerit turk, ndërsa ka hedhur poshtë disa nga deklaratat e bëra në mediat turke, lidhur me këtë ngjarje..

Idrizi: Ka një akuzë të drejtpërdrejtë nga një artikull në shtypin turk, për një marrëveshje në të cilën unë jam në statusin e garantuesit të kontratës.

Fevziu: Polat është një nga biznesmenët më të mëdhenj të stamobllit.

Idrizi: Patjetër. Kemi ardhur në Shqipëri për të investuar në hidrukarbure, në energji të rinovueshme dhe turizëm. Me dëshirën e zotit Polat kemi marr për auditim një kompani ndërkombëtare. Kemi ardhur në Shqipëri dhe pasi kemi bërë adutin, palët kanë rënë dakord të blejnë aksionet. Si hap të parë kemi depozituar në konton time bankare garancinë e kaparit.

Fevziu: Cilën kompani do blinit? Ju erdhët bashkë me Adnand Polat për të blerë dy kompani.

Idrizi: Për efekt etik nuk do të përmend emrin. Është një kompani serioze. Me këtë ide kemi ndërtuar një strukturë të përbashkët ku unë kam marr rolin e garantuesit të kontratës, por një kompani ndërkombëtare me zyrën e saj në Tiranë ka bërë auditin.

Fevziu: Ky 3.5 milionë dollarë do t’ju mbetej ju? Përse nuk u shit?

Idrizi: Jo, jo jo. Është brenda pagesës së shumës së përgjithshme. Është 15% e vlerës si kapar, nëse kompania do të dilte pastër. Për shkak të paaftësive financiare të zotit Polat për të paguar pjesën e plotë të kontratës. Në momentin që bankat nuk e financojnë  zoti Polat më pyet se çfarë do të bëjmë. I kam kërkuar të zgjidhë kontratën, ose të marr kompaninë ose ta zgjidhë në formë tjetër.

Fevziu: Këto para duhet të kthehen pas apo duhet t’i mbani ju?

Idrizi: Këtë do ta zgjidhë gjykata e Stambollit. Edhe unë kam bërë padinë time, edhe zoti Polat ka bërë padinë e tij.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *