Arrestimet dhe më pas ekstradimet drejt Turqisë të të shtuquajturve Gylenistë nga Ankaraja zyrtare, Çelik e Simsek kanë nisur të hetohen nga Shtetet e Bashkuara ndërsa pjesë e hetimit është qeveria shqiptare.
Një vendim i tillë nga kjo e fundit për të shkeluar atë që u konsiderua si ant-njerëzore dhe kundër konventave bndërkombëtare për të drejtat e njeriut, është ndëshkuar më parë edhe nga aktorët politik në vend përfshirë Partinë Demokratike por edhe Brukseli zyrtar.
Janë hedhur dyshime të arsyeshme se sidomos shtetasi Selami Simsek është ekstraduar në mënyrë të paligjshme, kjo për faktin se në çfarë mënyre dhe rrethanash u realizua, të fshehtë, jo transparente.
Më 20 mars 2020, është dërguar një shkresë zyrtare qeverisë shqiptare nga Grupi i Punës Kundër Zhdukjeve me Forcë, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare, Raportuesi i Posacëm për të Drejtat e Migrantëve, Raportuesi i Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Raportuesi i Posaçëm kundër Torturës – këto organe të rëndësishme për të drejtat e njeriut të OKB-së kërkojnë urgjentisht informacion mbi zhdùkjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelik në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdùkjen e Selami Şimşek dhe débimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë.
Sipas informacioneve, Qeveria Rama ende nuk është pergjigjur ndërsa ministri i Brendshem Lleshaj u bëri deklarata jot ë vërteta në lidhje më procedurat ligjore ndërsa justikionte veprimin e policisë.
“Qeveria Erdogan ka trysnuar shtetet e Ballkanit për te dorezuar policise turke aktivistet guleniste edhe kur ky veprim shkel ligjet shteterore e ndërkombëtare”, shkruhet në document.