03:14 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U mbajt 18 muaj e rrèmbyer në Kenia, lirimi i aktivistes pritet me polemika, Sgarbi kërkon árrestimin e saj

10:44 | 11/05/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U mbajt 18 muaj e rrèmbyer në Kenia, lirimi i aktivistes pritet me polemika, Sgarbi kërkon árrestimin e saj

Është pritur me gëzim, por dhe me polemika mbërritja në Itali e aktivistes italiane Silvia Romano, e cila për gati 18 muaj ishte rrëmbyer në Kenia nga një grup fondamentalistësh islamikë somalezë të lidhur me Al Kaedan. Lirimi i saj u krye falë një bashkëpunimi të diplomacisë ndërkombëtare dhe të operacionit të shërbimeve të inteligjencës, nisur në janar të 2020 nga forcat speciale investigative italiane me veprim jashtë territorit italian.

Aktivistja Silvia Romano punonte në Kenia për një projekt të një organizate humanitare italiane në fushën e sistemit të arsimimit për fëmijët. Gjatë mbërritjes në Romë, ku u prit në aeroport nga kryeministri Giuseppe Conte dhe nga ministri i jashtëm Luigi Di Maio, aktivistja italiane nuk pranoi të heqë nga trupi veshjen myslimane tipike somaleze. Pas takimit me familjarët, ajo është marrë në pyetje për 4 orë në Prokurorinë e Romës ku ka rrëfyer detaje nga qëndrimi i saj n duart e grupit fondamentalist.

“Tani quhem Aisha, dhe është një zgjedhje e imja spontane e bërë rreth 5 muaj nga rrëmbimi në Afrikë. Kam emrin e vajzës së Abu Bakir, kalifi i parë islamik, e cila u martua me Profetin Muhamet dhe e konsideruar “nëna e besimtarëve”, tha ajo.

“Konvertimi im në Islam erdhi pasi kërkova të lexoj Kuranin. Nuk jam detyruar e nuk më është ushtruar asnjë dhunë fizike. Rrëmbyesit ishin të armatosur dhe nuk i pashë kurrë në fytyrë pasi e kishin të mbuluar e më kanë trajtuar mirë. Më premtuan se nuk do të më vrisinin dhe e mbajtën fjalën. Gjatë këtyre muajve kam mësuar gjuhën arabe dhe rrëmbyesit më kanë shpjeguar motivet e këtij akti si dhe kulturën e tyre. Procesi i konvertimit në Islam ka qenë i ngadaltë, një zgjedhje e imja e as jam martuar e as nuk jam në lidhje sentimentale me ndonjë nga rrëmbyesit”, ka rrëfyer 25-vjeçarja italiane.

Më pas ajo ka rrëfyer se rreth 1 muaj pas rrëmbimit në Kenia është transportuar në Somali dhe çdo tre muaj ndryshonin vendbanimin. “Nuk ma kanë trajtuar si të burgosur, isha e lirë të lëvizja brenda banesave ku fshiheshim që ishin përherë në mbikëqyrje.”

Ndërkohë dyshime të forta hidhen nga politika opozitare dhe nga media mbi një shumë të madhe parash që shteti italian ka paguar për lirimin e aktivistes Romano, gjë që është mohuar nga Ministria e Jashtme italiane. Deputeti Vittorio Sgarbi në një postim në rrjetet sociale akuzon se lirimi i saj “nuk ka qënë një operacion diplomatik, por tregtar.”

“Shteti italian u poshtërua nga terroristët, të cilët dolën fitimtarë nga ky operacion, Askush nuk vë në dyshim që është një lajm i mirë lirimi i saj, por ky shtet që nuk ia doli të lirojë Aldo Moron, duke zgjedhur linjën e fortë me Brigadat e Kuqe, ky shtet sot nuk bëri gjë tjetër por financoi terroristët duke paguar një shumë milionare”, shkruan Sgarbi. Madje deputeti Vittorio Sgarbi ka kërkuar arrestimin e aktivistes italiane, e cila sipas tij është e radikalizuar në fenë myslimane. Ai tha se ajo duhet arrestuar për bashkëpunim me grup terrorist.’ “Ose të pendohet, ose të arrestohet si bashkfajtore me terroristët”, tha ai./Alba Kepi

Pas

“E gjetëm të bllokuar”, ngrihen në protestë taksistët për korsitë e biçikletave

Para

Ndahet nga jeta ish-kreu i Akademisë së Shkencave dhe pedagogu i njohur, pikërisht në datën e lindjes

Para
Ndahet nga jeta ish-kreu i Akademisë së Shkencave dhe pedagogu i njohur, pikërisht në datën e lindjes

Ndahet nga jeta ish-kreu i Akademisë së Shkencave dhe pedagogu i njohur, pikërisht në datën e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.