Me siguri të gjithë e mbajnë mend sherrin e bujshëm të Silvana Bushatit me Linda Rein gjatë një emisioni televiziv. Ky sherr është rikthyer sot në vëmendje kur Silvana e ftuar në emisionin “Kafsho” dhe u pyet për Lindën.
“Jam kundra çdo gjëje që bëhet jashtë natyrës. Nuk më shqetëson, por thjesht nuk është njerëzore. S’kam patur asgjë me Lindën, ishte mendimi im. S’jam takuar dhe s’ma merr mendja se do takohem”, tha Silvana.
E pyetur nga gazetari nëse fëmijët e saj do kishin orentim seksual të gjinisë së njejtë, Silvana menjëherë u përgjigj: “Thuaj qoft larg! Nuk kam asgjë kundra, por që do e pranoja nëse do e bënte të ndihej mirë, edhe pse jam një nënë me mendime të vjetra”.