Votat preferenciale të kandidatëve për deputet përbëjnë një tregues domethënës për fuqinë e aleatëve në listat e Partisë Demokratike.
Personi i cili mban numrin më të lartë të votave të marra është kreu i partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Idrizi i ndodhur në numrin 9 të listës së Partisë Demokratike, ka mundur të sigurojë 6037 vota, edhe pse ka qenë në një vend të sigurt të listës.
Mes kandidatëve më pak të votuar janë Nard Ndoka, i cili renditej i 8-ti në Shkodër ku dhe ka marrë vetëm 228 vota. Po në shifra modeste janë edhe Vangjel Dule me 645 vota dhe Artur Roshi me 306 vota.
Aleatët e Bashës kanë mundur të sigurojnë 5 mandate të sigurtë në listën e Partisë Demokratike, por ata nuk e kanë justifikuar kurrësesi një marrëveshje të tillë me PD.
Në terma pragmatistë, të 5-të aleatët përfaqësues në qarkun e Tiranës, duke filluar nga Idrizi, Mediu, Shehi, Duka dhe Vangjel Dule, kanë marrë në total diku te rreth 20 mijë vota, të përkthyera në përfaqësim në parlament i bie 2 mandate dhe jo 5 sa u është dhënë në tavolinë.
Kandidatët e PD-AN dhe votat
Fatmir Mediu 5296
Shpëtim Idrizi 6037
Vangjel Dule 645
Dashamir Shehi 4391
Nard Ndoka 228
Artur Roshi 306
Agron Duka 3206