Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe FunditTe Gjitha

Si u ndryshuan të dhënat e pasurisë së deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij nga OpenData

Open Data është një portal që publikon me financimin e organizmave të huaja pasuritë e politikanëve, sipas të dhënave që siguron nga IDKPKI. Para dy ditësh ‘’citynews’’ publikoi deklaratën e pasurisë së deputetit Peza dhe gruas së tij. Deklaratë e cila nuk përputhej me investimin që Mirela Ndini kishte ndërmarrë në një nga bankat në vend.

Por Open Data reagoi menjëherë pas kësaj duke deklaruar një tjetër shifër të dhënash mbi pasurinë e pezës dhe Mirela Ndinit. Sipas dokumnetit fillestar të publikuar nga ‘’Citynews’’ pasuria e deputetit ishte 95 milionë lekë të vjetra, ndërsa në të dhënat e ripublikuara ajo figuron të jetë 95 milionë lekë të reja. Pra një zero që bën difertencën mes milionit dhe miliardit.

‘’Citynews’’ në komunikimin që ka patur me Aranita Brahën që është edhe drejtoreshë e këtij portal është shprehur se nuk di të ketë bërë korigjime në këtë deklarim, por ama fotot tregojnë krejt të kundërtën.
Ditën e parë reulton se Alfred Peza ka 95 milionë lekë depozitë nga bashkëshortja, z. Peza, në deklarim. Të nesërmen gjithçka ndryshon. Sipas fotos që shihni më poshtë, gjithçka ndryshohet, nuk kemi më 95 milionë, por 950 milionë lekë të vjetra. Pasurisë së Z. Peza i është shtuar një zero dhe më pas jepen sqarime me fjalë në lidhje me shumën.

Me publikimin dhe ndryshimin e të dhënave të reja , megjithëse këto nuk janë bërë nga vetë deputeti socialist, Alfred Peza, por nga instrumenta që përdoren nga qeveria, rezulton se deputeti të ketë bërë deklarimin e një shume 950 mln lekë si kursime të bashkëshortes. Pra ekziston një deklarim për këtë shumë parash, ashtu siç ekziston dhe në faktin se bashkëshortja e Pezës, Z. Mirela Ndini, ka blerë 1.13 mld lekë 1% aksione në bankën Credins. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”770″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *