Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Si u mashtruan për një vend pune në Kazakistan 100 persona, u kërkohej 500 euro (VIDEO)

Në emisioni “STOP” këtë mbrëmje publikoi historinë e mashtrimit të gati 100 personave, të cilët kundrejt pagesës prej 500 eurosh do të kishin mundësi punësimi në shtetin e Kazakistanit. Albert Boja dhe Ervin Shati janë dy prej viktimave që janë bërë pre e këtij mashtrimi nga Adriatik Rroshi dhe Agron Oga.

 

Denoncimi:
Albert BojaProblemi jonë është që ne kemi dhënë 500 euro Adriatik Rroshit dhe Agron Ogës kundrejt një vize pune. Pasi të shkonim ne atje do të punonim në ndërtim.

Si u njohët ju me këto dy persona?

Ervin ShatiMe atë Agronin kemi qenë më parë në Kazakistan.

Kur ju i dhatë lekët çfarë deklaroi ai? Ju dha siguri?

Ervin ShatiJo nuk na dha asnjëlloj sigurie.

Albert BojaKëta dy personat nuk pranuan që të bënin me noter asnjëlloj marrëveshje. Thjesht ne lekët ia dhamë në dorë.

Gjatë kësaj kohe duke qenë se e patë që u mashtruat ju vajtët në policinë e Elbasanit të denonconit?

Albert BojaPo, shkuam në policinë e Elbasanit, bëmë denoncimin për hallin që kishim.

Kur e keni bërë këtë denoncim?

Albert BojaPo bëjmë gati një muaj e pak.

Akoma nuk keni asnjë përgjigje?

Albert BojaJo!”

Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah sesi bëhen pazaret nëpërmjet sekserit dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë të ikin jashtë për të fituar më tepër të ardhura.

Sekseri – Tani thashë e si ta bëj unë… Më thuaj 70 veta tani me mirëbesim të këtij.

Sekseri – Tani si do ta bëj unë ty? Ky është ndryshe.

Sekseri – Si do ta bëj unë këtë veprim?

Sekseri – Nejse, ja e bëmë, por a do kem unë kujdes se ky muhabet do të dalë.

Sekseri – Kush të regjistroi ty? Filani. Po kush është filani? Se të gjithë ju jeni çuna të një zone.

Sekseri – Po gjithë zona atje merret vesh. Do të dali muhabeti, o burrë.

Sekseri – Tha, po sa ke bërë? Unë për vete dua 500 euro.

Sekseri – 50 euro i dua unë është kafja ime. Të vij unë vërdallë.

Qytetari – Normal, ajo është…

Sekseri – Me qenë me sinqeritet, nuk dua unë.

Qytetari – Edhe unë me qenë, jo vetëm ti.

Sekseri – Me të thënë ty…

Qytetari – Është angari, o burrë.

Sekseri – 50 euro i dua unë. A fitoj, a nuk fitoj është puna ime. Ç’ rëndësi ka kjo? Ajo nuk të intereson ty.

Qytetari – Puna është të bëhet puna.

Sekseri – Pjesa tjetër u kalon atyre tek zyra, sesi i ndajnë ata sërish mua nuk më intereson. Mua më intereson pjesa, që të mbarojmë punë e të ikim. Edhe unë dal i nderuar edhe ai tjetri që ka hedhur ato lekë do të iki.

Sekseri – Atë muhabet që thua ti nuk të ndihmoj dot unë.

Sekseri – A, do me e bërë kështu ti? Hipi fugonit, po gjeje atë ti dhe ik e çoja Gonit. Tek unë jo.

Qytetari – Po!

Sekseri – Ti për mua merr milionat aty, nuk më intereson. Mua më sill pjesën time.

Qytetari 2 – Jemi shtatë gjithsej ë?

Sekseri – Po!

Qytetari 3 – Unë kam për tre persona. Që bëjnë?

Qytetari 4 – 1500 euro.

Qytetari 3 – Shikoji vetë.

Sekseri – A i ke numëruar?

Qytetari 3 – Unë i kam numëruar, po numëroji edhe ti.

Sekseri – Vetëm mos u nisni me pishman.

Qytetari 3 – Me pishman jo, o vëlla.

Qytetari 2 – Jo me pishman s’jemi nis.

Qytetari 4 – Ne jemi nis me mirëbesim ngaqë njohim këtë personin.

Më pas gazetarja e “STOP” i është drejtuar Policisë Rajonale të Elbasanit për të pyetur nëse është bërë e mundur kapja e këtyre dy personave, që kishin mashtruar këta shtetas. Në përgjigjen e ardhur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit thuhet se:

Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan filluan proçedimin penal ndaj shtetasit:

  1. O, 46 vjeç banues në Kavajë.

Gjithashtu u referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  1. RR, 43 vjeç banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin gjatë muajit shtator – tetor 2016 dyshohen të kenë mashtruar rreth 100 persona, duke ju marrë 500 Euro secilit, për t’i dërguar në Kazakistan, për të punuar. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.