Si t’ia bëjmë që parfumi të na zgjasë gjithë ditën? Me siguri keni pyetur shumë herë dhe ne e dimë përgjigjen: më poshtë do të gjeni disa këshilla dhe truke për ta mbajtur sa më gjatë të jetë e mundur aromën e parfumit të preferuar në lëkurë!
Në fund të ditëve të gjata dhe stresuese në punë, në të cilat ndoshta nuk keni bërë asnjë moment pushim, të ndjeni aromën e parfumit gjatë gjithë ditës duket mision i pamundur. Ritmi i rutinës së përditshme e bën këtë kënaqësi të vogël shumë të vështirë për t’u përmbushur. Megjithatë, ka truke të thjeshta që mund ta mbajnë esencën e parfumit tuaj të preferuar shumë më gjatë.
Aplikoni parfumin në zona strategjike
Për të zgjatur aroma sa më shumë, një aspekt shumë i rëndësishëm është zona e lëkurës ose pjesa e trupit ku do ta aplikoni. Ideale janë zonat e ngrohta të trupit të cilat tentojnë ta hapin më shumë fragrancën falë ndihmës së nxehtësisë. Zonat brenda bërrylave, mbrapa lobeve të veshëve, por edhe shpina e kyçet e dorës janë pjesët më të preferuara për të theksuar aromën e parfumit.
Duhet gjithashtu të kujtoni se fërkimi, ndryshe nga ajo që mund të mendoni, është kundërproduktiv. Fërkimi i kyçeve pasi keni aplikuar parfumi, nuk bën gjë tjetër veçse shpërndan esencën, duke limituar si efektin, ashtu dhe kohëzgjatjen.
Një tjetër zonë e trupit që ka tendencë të absorbojë shumë parfumin dhe ta mbajë sa më gjatë, janë flokët: kështu që përpiquni të provoni pak nga parfumi juaj i preferuar tek flokët (pa e ekzagjeruar) dhe do të shihni se do ta ndjeni prezencën e aromës deri në mbrëmje.
Mbani lëkurën të pastër dhe të hidratuar
Lëkura e pastër dhe e ushqyer është një parakusht që parfumi të zgjasë shumë. Fragranca nuk lidhet mirë me lëkurën, për shembull, kur shtresat sipërfaqësore të epidermës krijojnë shtresat yndyre si sebumi. Pra, ideale është që parfumi të aplikohet në lëkurën e lagur pas një dushi.
Vazelina dhe kremi hidratues, aleatët e një parfumi që zgjat
Për t’ia arritur ta keni në lëkurë deri në fund të ditës me një aromë intensive, ekziston dhe një aleat që askush nuk e priste: vazelina. Nëse aplikohet në lëkurë, i mban esencat intensive. Në vend të saj mund të provoni edhe kremin hidratues.
Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se përbërja kimike e parfumit është çelësi në kohëzgjatjen e tij. L’eau de Parfum është më alkoolik se sa l’eau de toilette dhe për këtë arsye—është më i fortë, garanton intensitet dhe kohëzgjatje më të madhe.