Kjo është një recetë e shëtetshme e që mund të përgatitet lehtësisht nga kushdo.
Ja përbërësit: 300 gr spec; 200 gr mish i grirë; 150 gr domate; 70 gr patëllxhan; 50 gr kungulleshkë; 70 gr qepë; vaj ulliri; kripë; piper; 250 gr oriz.
Përgatitja: Për përgatitjen e kësaj pjate, si fillim vendosni një tenxhere në zjarr, duke i hedhur vaj ulliri.
Sakaq lani dhe pastroni perimet dhe i prisni ato në rende. Pasi vaji është nxehur, hidhni qepën, mishin e grirë, patëllxhanin, kungulleshkat dhe i lini të skuqen për pak minuta.
E më pas shtoni orizin, domatet. I hidhni ujë dhe i lini që të ziejnë për 10-15 min.
Pastroni specat, duke u hequr bishtin dhe pjesën e farave nga brenda. I vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë në temperaturën 200 gradë, derisa ato të marrin ngjyrë.
Pasi perimet, orizi dhe mishi janë zier dhe specat i keni nxjerrë nga furra, filloni proçesin e mbushjes.
E me ndihmën e një luge, i mbushni mirë specat dhe i vendosni me radhë në tepsi. Pjesën që mbetet, hidheni nëpër hapësirat bosh të specave.
Pasi keni mbushur specat, futini përsëri në furrë në temperaturën 250 gradë për 15 minuta.
Specat e mbushur janë gati për t’u servirur. Ju bëfte mirë!