Dimri nuk vjen vetëm me ndryshimin e gardërobës dhe sistemimin e rrobave nëpër dollape, me gështenjat e para dhe verën brulee. Teshtimat e para, hunda e kuqe, kolla e parë…dhe dimri fillon të bëhet antipatik. Por nuk e keni humbur betejen. Në këtë moment hyjnë në lojë ilaçet e gjyshes si supa e ngrohtë dhe luga klasike me mjaltë, por nga ky moment duhet t’i jepni seriozisht një shans shafranit të Indisë i cili mund të bëhet aleati juaj më i mirë për t’i mbijetuar dimrit pa u sëmurur asnjë ditë. Sepse shafrani i Indisë, erëz antike me veti anti-inflamatore (qumështi i artë ju kujton diçka?) për të mbajtur nën kontroll diabetin, kolesterolin, për të zbardhur dhëmbët, është një medikament i fuqishëm anti-rrudhë dhe një eliksir i vërtetë për shëndetin.
Vetitë e shafranit për luftimin e të ftohtit dhe gripit
Shafrani i Indisë ka veti terapeutike të njohura universalisht. Meritë për këtë ka kurkumina, përbërësi aktiv përgjegjës për ngjyrën e tij të verdhë intensive dhe vetitë antioksidante e anti-inflamatore, (në mjekësinë Ayurvedic është përdorur edhe si antiseptik për të trajtuar prerjet, plagët dhe djegiet). Konsiderohet si një antibiotik natyral dhe është perfekt për të luftuar ftohjen. Për të luftuar të ftohtin dhe kongjestionin në rrugët nazale, mjafton të spërkasni pak shafran tek pjatat tuaja: tek mishi, peshku, pastat, orizi, në gatimin e perimeve dhe pijet e ngrohta. Një super ide është ta shtoni atë në qumështin e ngrohtë së bashku me një lugë mjaltë. Një kombinim ‘vdekjeprurës’ për parandalimin e ftohjes dhe gripit, shkruan shije.
Për një çaj super
Shafran, limon, kardamom dhe çaj jeshil: një çaj super që do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë, një truk gjenial për të superuar ndryshimet e stinës sepse shafrani i Indisë nuk është vetëm një anti inflamator, por edhe një antioksidnat i fuqishëm që mbron trupin nga mikrobet, bakteret dhe viruset.