BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Si shpëtoi gazetarja nga snajperi dhe nga gazi, po raportonte nga Gaza (VIDEO)

Një gazetare e Al Jazeera i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes pasi iu shmang një plumbi të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse të Gazës, raporton Daily Mail.

Videot dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë.

Gazetarja, e cila postoi një video të dytë në profilin e saj në Tëitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.

 

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, shkruan: “Gazetarët e sulmuar nuk do të largojnë problemin e Gazës”.

“Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër … njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”.

Rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2,000 u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem.

 

(B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *