AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Si shpërtheu makina në mes të Tiranës, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS, e cila është në pronësi të shtetasit A. B. mësohet se makina ka qënë e parkuar pranë një pallati.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur sapo shoferi ka ndezur makinën. Sipas qytetarëve shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave, ndërsa kanë qenë qytetarë ata që kanë raportuar lajmin.

Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *