Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Si rrallëherë Ingrit Gjoni flet për bashkëshortin: Djali i ka ngjarë shumë

Edhe pse prej vitesh është pjesë e showbizit shqiptar, Ingrit Gjoni jetën private është munduar ta ruajë sa më shumë larg vëmendjes së mediave. Kështu kurioziteti më i madh ka qenë për bashkëshortin e saj të cilin e kemi parë vetëm falë fotove që Ingriti postonte me të e djalin e tyre, Paridin.

Megjithatë e ftuar në emisionin e Roza Latit “Why not”, Ingriti zbuloi një detaj më shumë për bashkëshortin, teksa po fliste për djalin e tyre.

Ingriti tregoi se Paridi pëlqen një vajzë dhe është shumë xhentil ndaj saj, ashtu si babai i vetë.

“Do jem vjehrrë e keqe. Shoh tani Paridin që i pëlqen një vajzë dhe është gjithë kohës pas asaj, mua më vjen keq. I them s’ke nevojë të rrish në shërbim. Është shumë xhentil dhe e ka të tepruar. I ka ngjarë babit. Të dy jemi xhentil në fakt. Por Paridi po e shfaq që tani”, u shpreh Ingriti.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *