“Duhet të hiqen nga qarkullimi një sasi librash të përkohshmesh, të dëmshëm për shoqërinë dhe vendimi duhet aplikuar në të gjithë vendin”.
Ky vendim i 72 viteve më parë i Partisë së Punës, ka mbledhur si rrallë herë në interpretim artistët më në zë në vend. Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa dhe aktori i ri Kristian Koroveshi janë bërë së bashku në një mbrëmje poetike për gërmën R, gërmën që damkoste librat në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Kjo mbrëmje e ftohtë tetori erdhi ngrohtë, nga zëri i artistëve e vargjet e disa prej poetëve të ndaluar si Fishta, Camaj, Konica dhe Ali Asllani.
‘Janë autorë që thjesht për një lidhje familjare me dikë të padëshiruar nga partia e Punës i ndërpritej veprimtaria letrare”, thotë drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha.
“Gërma ‘R’, ajo që damkoste librat në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, por që kësaj here ka mbledh emra si Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani apo Ndriçim Xhepa, së bashku me të riun e palodhur Kristian Koroveshi në një kolazh krijimesh të disa prej autorëve të mëdhenj shqiptarë, por të dënuar gjatë regjimit diktatorial”, thotë Ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Për Ndriçim Xhepën emocionet nuk mungojnë.
“Të bën përshtypje që këto vargje kaq të ndjera nuk i janë përcjell lexuesit edhe spektatorit në skenë. Për këtë të vjen keq. Ne jemi koleg prej shumë vitesh bashkë, por unë s’kam qenë shumë i angazhuar shumë në fushën e poezisë, por përkrahë tyre është kënaqësi vërtet. Njerëzit po kalojnë momente stresi dhe kanë nevojë për momente të tilla”-shprehet Xhepa.
Burgosja e Letërsisë nën idenë dhe organizimin e Kirstian Koroveshit u zhvillua në kuadër të vitit jubilar të Bibilotekës Kombëtare.