Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Si letër amballazhi për të mbledhur peshk në zgarë”, Artan Fuga ‘fshikullon’ partitë për fletën e votimit: Duhet të ishin gati para një muaji

Akademiku Artan Fuga komenton debatet politike për fletën e votimit, duke thënë se ajo duhet të ishte gati një muaj përpara zgjedhjeve.

Me tone të ashpra, Fuga iu kthehet politikanëve me fjalët “Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!”.

Mesazhi i Fugës:

Fletët e votimit duhej të kishin qenë gati qysh një muaj përpara, të shtypura, të stivosura, gati për statrtim. Nëse nuk kishin emrat e kandidatëve për deputetë, atëhere do të duhej të kishte qenë gati formati. Pra ai që quhgej template. Ku pastaj të shkruheshin emrat.
Si nuk kanë turp që tani në mes fushatësh debatohet për logot kur Komisioni do të duhej ta kishte zgjidhur me vakt e kohë këtë çështje!!!
Bëjnë pjesë të fushatës edhe çështjen më banale, më karagjoze, më burokratike, më idiote, atë të fletës së votimit, të formatit të saj.
Kjo është të tallesh me popullin, të bësh lolo elektoratin nga Roskovec në Budapest, nga Jugu në Veri, nga Shkami i Kavajës te Bjeshkët e Namuna! Cfarë talljeje me ne!

E kanë bërë fletën e votimi si çarçaf, si faqe gazete, si dikur në vitet 60 ende fëmijë i vogël shihje si milingona më dukeshin fituesit e lotos në ca fletë të mëdha si letër amballazhi për të mbledh peshk në pazar. Të gjesh emrin e kandidatit tënd do të duheshin dy orë, të moshuarit të skualifikuar, ata që votojnë duhet të qendrojnë si në radhën e qumështiut dikur.
Këta nuk janë në gjendje një fletë votimi. Hajde komision, hajde. Duhet ndërhyrja e ambasadorëve për të bërë një radhitje emrash.
A thua ka ndonjë filozofi të madhe! Gjëja më e lehtë në botë. Zgjidhet për jo më shumë se pesë minuta.
Nuk dini moooooo? Pikaaaaaaaa mjekraveeeeee! Cdo dijanues i thjeshtë ua jep zgjidhjen në vend.
Për jo më shumë se 5 minuta, e them me përgjegjësi!
Por, nuk është fleta jo, duan që njerëzit me çdo kusht të përtojnë të shkojnë në votime!
Por, nëse njerëzit nuk marrin një orë në 4 vjet për të votuar le të qajnë pastaj katër vjet nga një orë në ditë për gabimin më të madh në jetën e tyre, që e përsërisin marrëzisht çdo katër vjet!
Le të zgjohemi ne që na marrin për budallenj të ndershëm, për idiotë që nuk kuptojmë nga jeta, për kafshë pune që nuk kemi as sy, as veshë, as gojë!

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.