Në një lidhje me “Skype” për Fax News, Behar Çekorja foli mbi situatën e krijuar nga koronavirus që po kalon Italia dhe kryesisht Siena, ku ai ushtron profesionin si mjek Pneumolog. Çekorja bën një krahasim lidhur me muajt e kaluar kur Italia u godit nga Covid-19 dhe gjendjen aktuale, ku thekson se është rritur numri i pacientëve të shtruan në spitalin e Sienas.
“Në krahasim me muajin Mars kemi rëndim të situatësm pasi janë rritur shifrat e të infektuarëve, ku nëse do të krahasojmë shifrat ne kishim 75 pacientë të shtruarnë mars, ndërsa sot në Siena janë të shtruar 125 pacientëm. 18 janë të intubuar rreth 30 janë me ventilator dhe pjesa tjetër janë në gjendje mesatare. Në krahasim me marsin nga kovidi janë rritur shifrat e moshave të reja të infektuar me Covid-19, si pasojë e hapjes së virusit gjatë verës”-tha Çekorja
Lidhur se përse në muajt e fundit pacientët që janë prekur më tepër me koronavirus kanë qenë të rinjtë, Çekorja shprehet se “Arseja kryesore është përhapja e virusit shkak i hapjes totale në verë, u hap në mënyrë të pakontrolluar”.
Lidhur me masat e marra në Siena dhe respektimi i tyre nga qytetarët, pneumologu shprehet se: “Një pjesë e madhe është zonë e kuqe edhe Siena dhe masat rreth 95% e rasteve, duhet të kesh një arsye specifike për të shkuar në punë ose shëndetësore që mund të dalësh nga shtëpia, dhe kjo respektohet nga qytetarët, çka ka ngadalësuar fluksin e qytetarëve nëpër spitale. Nëse para dy javësh do të kishim 20 shtrime në ditë, sot janë 3-4 shtrime në ditë”.
Mjeku thekson se janë ngritur pika për të ndjekur rastet aktive që shfaqin simptoma të kovidit, për të cilat kujdeset mjeku i familjes dhe se përgjigja e tamponit vjen brenda 48 orëve.
“Në Siena të Italisë, ka disa zona ku një mjeku i familjes e sinjalizon nëse ka një rast të dyshuar me kovid, bëhet tamponi për 24 dhe përgjigja vjen brenda 48 orëve. Personi i infektuar me kovid qëndron në karantinë nuk mund të dali, në momentin që merret përgjigja në bazë të rëndesës që ka pacienti mund të shkojë ose jo në spital. Një pjesë e madhe e tyre trajtohen në shtëpi nga mjeku i familjes dhe se marrin kurime kryesisht ilaçe për uljen e temperaturës dhe lëngje. Kur vijnë në spitale ne i ndajmë në bazë të gjendjes së tyre shëndetësore ku janë repartet me pacientë të gjendjes, së lehtë, të mesë apo rënduar për terapi intesive. Kjo na mundësojnë që ata të klasifikohen duke marrë kurmet përkatëse, p.sh përmirësohen kalojnë nga para intesive në repartin e lehtë e kështu me radhë, i nxjerrim nga spitali. Ky është organizimi si funksionon spitali”.
Lidhur me kontaktin që pacientët mbajnë me familjarët e tyre brenda spitalit, mjeku shprehet se: “Ne kemi një tablet për çdo repart dhe ne kemi një person që kujdeset për të folur me të gjithë familjarët e pacientëve nëpërmjet videove, kryesisht ata që janë në reparte të kategorisë së lehtë ose të mesëm dhe jo ata që janë në intubim, flasin me këtë tablet me familjarët e tyre nga brenda repartit Kovid.
(E.G/Faxweb.al)