Është përkeqësuar gjendja e dy prej personave që mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Peqin, pasditen e djeshme. (Lexo edhe ketu)
Mësohet se drejtuesi i mjetit Opel që u përfshi në aksident, është nisur mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak se kishte marrë dëmtime të mëdha në mushkëri.
45-vjeçari ishte duke udhëtuar së bashku me dy vajzat dhe bashkëshorten e tij, kur u përfshi në aksidentin në fshatin Përparim. Nga ana tjetër dhe njëra nga vajzat ka paraqitur probleme më serioze, pas përplasjes. Pasi i është nënshtruar një skaneri, mjekët kanë vendosur që ta mbajnë të renë nën kujdes në terapinë intesive, në reanimacion.
Në total si pasojë e aksidentit, pamjet e të cilit mund ti shihni në videon e mëposhtme, mbetën të lënduar 5 persona, ndërsa si shkak për përplasjes është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
(E.K/Faxweb.al)