Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një fotografi ku shfaqet me maskë në fytyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi. Në imazhin e publikuar në Facebook, nuk harron ti kujtojë njerëzve që është e detyruar të vendoset maska në ambiente të mbyllura.
“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë”, shkroi kryeministri.
Në maskën e tij të zezë vihet re se është e personalizuar, por nuk dihet cfarë ka shkruar. Kujtojmë se ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të merren masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit që nuk vendosin maska në ambiente të mbyllura. Ata do të gjobiten me 2000 lekë të reja.
Ky vendim erdhi pas rritjes së rasteve të reja të ditë e të fundit.(A.M/Faxweb.al)